TETRAPAK  
02.11 – 02.12.2018


Kolektivi TETRIS zyrtarisht e inauguroi “Hapësirën e Manipulimit” në qendër të Prishtinës në shtator 2009. Për pesë vite Tetris veproi si një vend publik, organizoi më shumë se pesëdhjetë ngjarje – duke përfshirë ekspozita arti, shfaqje filmash, shfaqje teatrore, punëtori, biseda dhe koncerte. Tetris ishte platforma e përkryer për krijimin e një bote të imagjinuar, pa standarde dhe paragjykime, në një dekade-të-Kosovës-së- pas-luftës që kishte kafshime realiteti në të gjithë trupin e saj të shkatërruar. Disa nga artistët e parë që dolën nga skena kulturore e pasluftës në Kosovë, duke përfshirë: Jakup Ferri, Rron Qena, Agim Balaj, Jeton Gusia etj., e manipuluan Tetris-in për t’i përshtatur kthesat personale në atdheun e tyre përrallor. Ishte një hapësirë me karizëm dhe potencial, e mbushur me një mjedis që potencialisht mund t’u jepte artistëve të rinj atë që u duhej: lirinë dhe zërin. Muzika dhe trashëgimia e Tetris shkon përtej hapësirës së Tetris dhe kalojnë në territorin e nostalgjisë së pashkelur, me dëshirën e zjarrtë për t’u njohur.

Alush Gashi


HAPJA E EKSPOZITES   |   02/11/2018                                                                   PRESS KIT