
Tulla Visual Arts LAB
Fëmijët – 4
Datat e programit:
22 – 28 Korrik 2026
Afati i aplikimit:
20 Korrik 2026
Pjesëmarrja:
Përmes aplikacionit
Informata mbi programin
Tulla Visual Art LAB
Tulla Visual Art Lab është një program edukativ jo-formal i cili organizohet një herë në vit, i fokusuar në hulumtimin e praktikave dhe zhanreve të ndryshme të artit.
Gjatë periudhës së programit edukativ, TULLA shndërrohet në një laborator i cili edukon dhe ndërton bashkëpunime midis pjesëmarrësve.
Qëllimi i programit të arsimit jo-formal është të trajnojë të rinjtë për rrugën dinamike të karrierës në art, gjithmonë duke vënë në dukje rëndësinë e ndërtimit të një të ardhme të qëndrueshme miqësore me mjedisin.
Programi – Arti nëpër botë
Tulla ka kënaqësinë të publikojë nën drejtimin e Dardane Hadri punëtorinë gjashtë-ditore nga 22 deri më 28 korrik 2026 në Tulla – Culture Center në Tiranë. Kjo punëtori është mundësuar me mbështetjen e Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Programi do të fokusohet në doktrina të ndryshme artistike, artistët e mēdhenjë dhe artit në kultura të ndryshme botërore.
Përmes punës praktike dhe diskutimeve në grup, do të kërkohet që të krijoni punë të reja, nga teknika të ndryshme çdo ditë në hapësirat e Tullēs. Dardane Hadri do të jetë në dispozicion për të rishikuar punën tuaj, duke ofruar komente, mbështetje dhe këshilla.
Nën udhëzimet e saj, do të kaloni pesë ditë duke punuar dhe duke eksploruar doktrina të ndryshme artistike. Gjatë këtij procesi, do të zhvilloni stilin tuaj artistik dhe gjuhën vizuale. Leksionet dhe referencat ndaj veprave artistike të artistëve të mëdhenj botërorë do të kontribuojnë gjithashtu në procesin e punës.
Dardanja është mësuese arti në shkollën fillore Argyle në Londër me 20 vjet përvojë në mësimdhënie, punëtori dhe ekspozita të organizuara me veprat e nxënësve të saj në hapësira të ndryshme të Londrës, përfshirë edhe Royal Academy of Arts, British Museum, British Library etj. Udhëzimet e saj do t’ju mundësojnë pjesëmarrësve të njihen me mirë me botën e artit vizual, të eksperimentojnë dhe zhvillojne aftësitë artistike.
Kjo do t’u ofrojë atyre një pasqyrë të gjerë të historisë dhe zhvillimit të artit, duke i frymëzuar dhe duke nxitur kreativitetin e tyre.
Instruktor
Dardane Hadri – punon dhe vepron në Londër. Dardane Hadri, mësuese arti në shkollën fillore Argyle në Londër me 20 vjet përvojë në mësimdhënie, do të udhëheqë për herë të dytë punëtorinë TVAL. Ajo beson se është e rëndësishme që fëmijët të vetëdijësohen për veprat e artit në mjediset rrotull tyre dhe të kuptojnë se artistët bashkëkohorë trajtojnë ose përpiqen të nxisin ndërgjegjësimin publik për çështje sociale të ndryshme, që ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në botën ku fëmijët rriten. Kjo përmirëson njohuritë dhe vlerësimin e tyre për artin.
Regjistrimi
Ky program ofrohet për fëmijët nga mosha 8 deri 15 vjeç.
Afati i aplikimit 20 korrik 2026
Tarifa e kursit: falas
Ekspozitë e përbashkët pas përfundimit të programit.
Tulla Visual Art LAB do të realizohet në hapësirat e Tulla – Culture Center, në Tiranë.
Kohëzgjatja
- Punëtoria: 22 deri më 28 Korrik 2026 nga ora 10:00-13:00
- Hapja e ekspozitës: 28 Korrik 2026.
Kontakti
Afati i fundit i aplikimit:
21 Korrik 2026
Për më shumë informacione:
education@tulla.tv
Mbështetur nga

