Teknologjia e Avansuar në Fotografi

Teknologjia e Avansuar
në Fotografi

Datat e programit:
17 – 20 Tetor 2025
Pjesëmarrja:
Pa pagesë – Përmes aplikimit

Master klasë

Punëtori mbi zhvillimet në botën novatore të krijimit të imazheve me inteligjencë artificiale! Kjo punëtori intensive do t’ju udhëheqë përmes teknikave të avancuara të AI që përdoren në Fotografinë Industriale, Kreative dhe në Trashëgiminë Kulturore. Pavarësisht se a jeni fotograf, artist apo krijues digjital, zbuloni se si inteligjenca artificiale mund të pasurojë dhe transformojë procesin tuaj krijues dhe vizionin artistik.

Ky program është i formësuar për studentë, artistë dhe profesionistë të rinj që veprojnë në industrinë kreative.

Pjesëmarrësit do të kenë një mundësi për të eksploruar një qasje të mendimit kritik në krijimin dhe perceptimin e artit ku teoria dhe praktika bashkohen për të krijuar mënyra të reja për t’iu përgjigjur bashkëkohores.

Ky projekt ndërdisiplinor është pjesë e Programit Edukativ jo-formal i Tulla – Culture Center, i përqendruar në Artin Bashkëkohor.

Programi

Programi është i formësuar në një seri ligjëratash, prezantimesh, workshopesh dhe punës praktike.

Ligjëratat do të mbahen në hapësirat e Tulla – Culture Center, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë edhe ta kryejnë punën praktike.

Mentor

Agon Nimani – është profesor i Mediave të reja, Dizajner Grafik dhe artist me pasion për kreativitetin dhe inovacionin. Ai ka kaluar më shumë se dy dekada duke përsosur dizajnin grafik, fotografinë dhe mësimin makinerik (machine learning). Nimani ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Dizajn Grafik në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, të cilat i ka pasuar me studime në dizajn enterier dhe film në Bournemouth, Mbretëria e Bashkuar.

Në vitin 2024, ai u nderua si Bursist FulbrightRochester Institute of Technology (RIT), ku u fokusua në mësimin e avancuar makinerik në shkencën e imazhit. Gjatë kohës së tij në RIT, Nimani kontribuoi në zhvillimin e projektit “Peaceland: Choose Your Memory”, një lojë edukative bashkëpunuese e bazuar në kujtesë, e krijuar për të angazhuar përdoruesit në të nxënë interaktiv mbi paqen dhe çështjet shoqërore. Ai bashkëpunoi ngushtë me një ekip multidisiplinar, duke sjellë ekspertizën e tij në dizajn multimedial dhe përvojë përdoruesi (UX), duke ndihmuar në formësimin vizual dhe ndërveprues të projektit për të rritur angazhimin dhe ndikimin edukativ.

Karriera e tij përfshin role të shumta, si drejtor kreativArs Albanica – Art Studio, dizajner web në agjencinë WeClik Digital në Mbretërinë e Bashkuar, dhe drejtor artiAlba Vizion në Tiranë. Që nga viti 2012, Agoni shërben si profesor i multimedias në RIT Kosovo, ku ndan përvojën e tij dhe nxit rritjen kreative të studentëve. Ai gjithashtu ka kontribuar si anëtar jurie në konkurse ndërkombëtare arti, duke dëshmuar përkushtimin e tij për të mbështetur talentet e reja.

Veprat e Agonit janë ekspozuar ndërkombëtarisht, duke përfshirë ekspozitat personale si “Different Perspective”Europe House Kosovo, si dhe pjesëmarrje në ekspozita kolektive si “Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980”MoMA, New York. Botimet e tij përfshijnë kontribute në “Bradt Travel Guides – Kosovo” dhe vepra të tjera të njohura.

Gjatë karrierës së tij, Agoni ka fituar shumë çmime ndërkombëtare në fushën e fotografisë dhe dizajnit grafik. Si edukator dhe inovator i përkushtuar, ai vazhdon të shtyjë kufijtë e kreativitetit, duke frymëzuar të tjerët me vizionin dhe ekspertizën e tij.

Kualifikimi

Janë të mirëseardhur studentë të fotografisë, artit pamor, artistë dhe profesionistë të Industrisë Kreative apo të Teknologjisë Informative.

Kërkesat

  • Laptop personal: Sistemi operativ Mac ose Windows.

Kontakti

Për më shumë informacione ju lutem na kontaktoni në:
education@tulla.tv

Mbështetur nga