Bekim Dyla

Rezonanca e Fytyrës

Bekim Dyla

30.10.2025 – 22.11.2025


Rezonanca e Fytyrës
nga Bekim Dyla një ekspozitë multimediale që përfshin piktura, vizatime dhe tinguj.

Prej vitesh, Dyla eksploron fytyrën njerëzore si një hapësirë transformimi — një sipërfaqe ku identiteti përçahet, riformohet dhe zbulon emocione të fshehura. Figurativisht, ai kërkon ato gjurmë që mbeten pas tronditjeve – termeteve emocionale të cilat mbërrijnë pa paralajmërim – që lënë fragmente të cilat e ndërtojnë rezonancën e fytyrës.

Brenda këtyre tronditjeve, portretet e gjalla dhe psikologjikisht të ngarkuara të Dylës – të banuara nga qenie groteske – na përballin me gjallërinë e gjendjes njerëzore.

Në një epokë të dominuar nga imazhet e filtruar dhe shfaqjet sipërfaqësore, Dyla e rikthen fytyrën si vend të së vërtetës – ku ndjenja, brishtësia dhe prania shfaqen me ndershmëri të plotë. Çdo portret kap nuanca të çastit, intensitete të qeta që flasin përtej fjalës e përtej heshtjes.

Në këtë ekspozitë, piktura dhe tingulli ndërtojnë një urë arkitektonike mes perceptimit dhe emocionit – duke rezonuar përmes shqisave dhe duke na bashkuar në njerëzoren e përbashkët.

Hapja e ekspozitës 30.10.2025 | 19:00

Për informata mbi çmimet e veprave na kontaktoni në education@tulla.tv