Tulla Visual Arts LAB
Fëmijët
Datat e programit:
29 Korrik – 04 Gusht 2024
Afati i aplikimit:
26 Korrik 2024
Pjesëmarrja:
Përmes aplikacionit
Informata mbi programin
Tulla Visual Art LAB
Tulla Visual Art Lab është një program edukativ jo-formal i cili organizohet një herë në vit, i fokusuar në hulumtimin e praktikave dhe zhanreve të ndryshme të artit.
Gjatë periudhës së programit edukativ, TULLA shndërrohet në një laborator i cili edukon dhe ndërton bashkëpunime midis pjesëmarrësve.
Qëllimi i programit të arsimit jo-formal është të trajnojë të rinjtë për rrugën dinamike të karrierës në art, gjithmonë duke vënë në dukje rëndësinë e ndërtimit të një të ardhme të qëndrueshme miqësore me mjedisin.
Programi – Arti nëpër botë
Tulla ka kënaqësinë të publikojë nën drejtimin e Dardane Hadri punëtorinë pesë-ditore nga 29 korrik deri më 3 gusht në Tulla Culture Center në Tiranë. Kjo punëtori është mundësuar me mbështetjen e MEKI.
Programi do të fokusohet në doktrina të ndryshme artistike, artistët e mēdhenjë dhe artit në kultura të ndryshme botërore.
Përmes punës praktike dhe diskutimeve në grup, do të kërkohet që të krijoni punë të reja, nga teknika të ndryshme çdo ditë në hapësirat e Tullēs. Dardane Hadri do të jetë në dispozicion për të rishikuar punën tuaj, duke ofruar komente, mbështetje dhe këshilla.
Nën udhëzimet e saj, do të kaloni pesë ditë duke punuar dhe duke eksploruar doktrina të ndryshme artistike. Gjatë këtij procesi, do të zhvilloni stilin tuaj artistik dhe gjuhën vizuale. Leksionet dhe referencat ndaj veprave artistike të artistëve të mëdhenj botërorë do të kontribuojnë gjithashtu në procesin e punës.
Dardanja është mësuese arti në shkollën fillore Argyle në Londër me 20 vjet përvojë në mësimdhënie, punëtori dhe ekspozita të organizuara me veprat e nxënësve të saj në hapësira të ndryshme të Londrës, përfshirë edhe Royal Academy of Arts, British Museum, British Library etj. Udhëzimet e saj do t’ju mundësojnë pjesëmarrësve të njihen me mirë me botën e artit vizual, të eksperimentojnë dhe zhvillojne aftësitë artistike.
Kjo do t’u ofrojë atyre një pasqyrë të gjerë të historisë dhe zhvillimit të artit, duke i frymëzuar dhe duke nxitur kreativitetin e tyre. Aktivitetet gjatë pesë ditëve të punëtorisë që do të zhvillohen përfshijnë:
Pikturë në mëndafsh – do të punohet me teknikat e veçanta të pikturimit mbi mëndafsh.
Shtypi në linoleum – Ky proces do t’u lejojë fëmijëve të krijojnë grafika unike duke gdhendur dizajne në linoleum dhe pastaj duke i shtypur ato në letër ose materiale të tjera. Kjo teknikë ndihmon në zhvillimin e aftësive të tyre në dizajn dhe kompozim.
Pikturë me akrilik – Përmes përdorimit të bojërave akrilike, fëmijët do të mësojnë për ngjyrat, përzierjen e tyre, dhe teknikat e ndryshme të aplikimit. Bojërat akrilike janë të shkëlqyera për fillestarët sepse thahen shpejt dhe janë lehtësisht të manipulueshme.
Instruktor
Dardane Hadri – punon dhe vepron në Londër. Dardane Hadri, mësuese arti në shkollën fillore Argyle në Londër me 20 vjet përvojë në mësimdhënie, do të udhëheqë për herë të dytë punëtorinë TVAL. Ajo beson se është e rëndësishme që fëmijët të vetëdijësohen për veprat e artit në mjediset rrotull tyre dhe të kuptojnë se artistët bashkëkohorë trajtojnë ose përpiqen të nxisin ndërgjegjësimin publik për çështje sociale të ndryshme, që ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në botën ku fëmijët rriten. Kjo përmirëson njohuritë dhe vlerësimin e tyre për artin.
Regjistrimi
Ky program ofrohet për fëmijët nga mosha 8 deri 17 vjeç.
Afati i aplikimit 26 korrik 2024
Tarifa e kursit: 80 EUR
Ekspozitë e përbashkët pas përfundimit të programit.
Tulla Visual Art LAB do të realizohet në hapësirat e Tulla – Culture Center, në Tiranë.
Kohëzgjatja
- Punëtoria: 29 Korrik deri 02 Gusht 2024 nga ora 9:00-15:00
- Hapja e ekspozitës: 04 Gusht 2024 ora 18:00.
Kontakti
Afati i fundit i aplikimit:
26 Korrik 2024
Shpallja e rezultateve:
28 Gusht 2024
Për më shumë informacione:
education@tulla.tv